Dëmtohen zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas

Dëmtohen zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas

Lëvizja Vetëvendosje njofton se persona të paidentifikuar kanë dëmtuar zyrat e Lëvizjes duke e hequr logon e subjektit të tyre.

“Ky rast i dyshimtë dhe qëllimkeq është paraqitur edhe në Polici. Ne i ftojmë organet e rendit që ta zbardhin këtë rast sa më pare”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

“Këto raste me motive të errëta politike nuk na trembin e as nuk na frikësojnë. Këto raste veçse na detyrojnë që të punojmë edhe më shumë. Drenasi ka nevojë për çlirim”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra Drenas.