Pengesa me pasoja

Demush Shasha: Pengesat ndaj Speciales dhe EULEX-it sjellin pasoja për Kosovën

Demush Shasha ka reaguar në lidhje Gjykatën Speciale dhe EULEX-in. Ai thotë se pengesat ndaj këtyre mekanizmave janë me pasoja për Kosovën.

Demush Shasha: Pengesat ndaj Speciales dhe EULEX-it sjellin pasoja për Kosovën

Në lidhje me zhvillimet e fundit ka reaguar edhe drejtori i institutit EPIK që merret me çështje të integrimit evropian, Demush Shasha. Ai ka thënë se ka thënë se çdo pengesë që institucionet e Kosovës mund t’i bëjnë Gjykatës Speciale dhe EULEX-it do të sillte pasoja të rënda për liberalizimin e vizave për Kosovën, njofton Insajderi.

Sipas tij, çdo tentativë për krijimin e pengesave drejt këtyre mekanizmave do të siguronte izolimin e plotë të Kosovës.

“Funksionimi i pa penguar i Gjykatës Speciale dhe bashkëpunimi me EULEX-in janë themelet e procesit integrues dhe shtet-ndërtues të Kosovës. Çfarëdo tentative për krijimin e pengesave drejt këtyre mekanizmave do këtë pasoja të rënda në procesin e liberalizmit të vizave dhe do sigurojnë izolimin e plotë të Republikës së Kosovës”. /Insajderi.com