Policia e Kosovës ka shpërndarë gjoba.

57 qytetarë në Vushtrri janë dënuar si rezultat i moszbatimit të masave kundër COVID-19.
Po ashtu janë ndarë katër gjoba për lokalet e gastronomisë.
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Vushtrisë, Rrahim Ajeti ka thënë se janë të kënaqur me respektimin e masave nga qytetarët.
“Jemi të kënaqur me respektimin, jo qind për qind po diku 95 përqind janë duke i respektuar…Që nga hyrja në fuqi i kemi pasur 57 gjoba për qytetarët, ndërsa për biznese i kemi pasur 4 gjoba, bizneset janë të gastronomisë”, tha ai.
Qeveria e Kosovës ka marrë masa rigoroze kundër coronavirusit, si pjesë e kësaj kanë filluar edhe ndëshkimet. /Insajderi.com/