Dënimet për industritë që ndotin ajrin do të rriten për 20 përqind në Maqedoninë e Veriut, ndotësit do duhet të paguajnë 200.000 euro denim, njofton Insajderi.
Kjo do të bëhet pas miratimin të ndryshimeve të reja ligjore të cilat siç bëri të ditur ministri i Ambientit Jetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, kanë kaluar në Qeveri këtë javë, ndërsa do duhet të kalojnë edhe në Kuvend.
Nuredini deklaroi se kushdo që ndot ajrin, duhet të denohet dhe siç tha ekzistojnë korniza të caktuara në të cilat industritë mund të punojnë.
“Kemi kërkuar nga ministri i Drejtësisë ta ndryshojë Ligjin për kundërvajtje. Ai kaloi në Qeveri këtë javë dhe do të ndryshohet. Në ligjin e vjetër denimi maksimal ishte 100.000 euro, me ndryshimet në vitin 2018 u bë 10.000 dhe ne tani kërkojmë që të mundësohet që denimet të rriten për dyfish më shumë, gjegjësisht të jenë 200.000 euro”.tha Nuredini.
Ministri pranoi që nuk kanë arritur ta realizojnë planin ku për dy vite Shkupi do duhej të kishte 50 përqind më pak ajër të ndotur.
“Disa shkolla dhe kopshte, i bëmë më efikase, gjithashtu edhe disa institucione. A arritëm 50% ulje të ajrit të ndotur? Fatkeqësisht ende nuk kemi arritur. Arsyeja nga e cila nuk arritëm është për shkak të faktit se duhet të ndryshojmë shumë në sistemin e ngrohjes në vendin tonë. Duhet të bëjmë më shumë kontrolle në industritë” tha ai.
Orët policore që u caktuan përshkak të Covid-19, siç tha ministri treguan se trafiku dhe transporti, kanë rol të rëndësishëm në kualtetin e ajrit. Ajri i ndotur shtoi ai, është ulur në mënyrë të dukshme gjatë orëve policore. /Insajderi.com