Dënimi i Ivanoviqit temë e dialogut Kosovë-Serbi

Dënimi i Ivanoviqit temë e dialogut Kosovë-Serbi

Me takimin e kryeministrave të dy vendeve, atë të Kosovës, Isa Mustafa dhe të Serbisë, Aleksandar Ivanoviç, do të vazhdojë dialogu i Brukselit si proces për të arritur paqe mes dy vendeve.

Sipas burimeve të “AlJazeera Balkans” gjatë këtij takimi që do të zhvillohet mes Mustafës e Vuçiqit, temë kryesore do të vazhdojë të mbesë formimi i Asociacionit të Komunave serbe dhe çështja e gjykimit të Oliver Ivanoviqit.

Dialogu do të vazhdojë edhe më tutje me ndërmjetësimin e Zyrtares së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini./Insajderi