Dënimit të Mlladiqit i gëzohen gratë e Srebrenicës

Dënimit të Mlladiqit i gëzohen gratë e Srebrenicës

Gjykata e Hagës sot vendosin që ish-gjeneralin serb ta dënoj me burg të përjetshëm.

Vendimi rreth gjykimit të tij u përcjell nga dhjetëra të mbijetuara prej të cilave shumica prej tyre ishin të veja ose refugjate. Ato mbushëm sallën e galerisë publike, ndërsa shuam të tjerë e përcollën nga monitor të madhej.

Në Bosnje, të mbijetuarit dhe viktimat qanin dhe u ngazëllyen pasi vendimi u transmetua drejtpërdrejt në televizion dhe internet, ndërsa reagimi nuk u prit mirë në Serbi, ku nacionalizmi po rritet edhe një herë.

Shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra’ad al-Hussein, ka mirëpritur vendimin e ndaj Mlladiqit si “një fitore e rëndësishme për drejtësinë”.

“Mlladiç është mishërim i së keqes”, është shprehur Al-Hussein në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij në Gjenevë minuta pas gjyqtarit e shpalli dënimin.

Ratko Mlladiç është përgjegjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje 1992-1995.

Në ish-zonën e mbrojtjes të OKB-së, njësitë serbe kishin vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë. /Insajderi.com