
Dyert janë të thyera, bankat e shkarravitura e muret e dëmtuara, në këtë gjëndje përfunduan shumë orendi nga inventari i gjimnazit “Ulpiana”, në Lipjan.
Drejtori i këtij gjimnazi, Semir Gashi, bashkë me këshillin drejtues të shkollës kanë vendosur për t’i dënuar nxënësit me nga dy euro, dhe të njëjtat xhirime u’a ka treguar edhe prindërve.
Gashi në bashkëpunim me të tjerët kanë vendosur që ti gjobisin nxënësit të cilët bëjnë dëme në bankat shkollore, apo kudo qoftë.
“Ne e kemi menduar që nxënësit që bëjnë dëm duhet treguar, por as ata që nuk po bëjnë dëme nuk po e lajmërojnë dëmin”, ka thënë Gashi.