Dënohet me 12 vjet burg për vrasjen e Zejnepe Berishës

Dënohet me 12 vjet burg për vrasjen e Zejnepe Berishës

Gjykata Themelore në Prizren, e ka dënuar me 12 vite Nebih Berishën për vrasjen e bashkëshortes së tij Zejnepe Berisha.

Kjo gjykatë i dha atij dënimin me 12 vjet e gjashtë muaj burg, pasi që ai akuzohej se me 23 tetor 2015,  në shtëpinë e tyre në Suharekë kishte vrarë me thikë bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Për këtë rast janë organizuar disa protesta përmes së cilave ishte kërkuar, drejtësi për viktimat e dhunës në familje. /Insajderi.com