Ish-gjyqtari Kolë Puka, është dënuar sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 4 vjet burg e 5 mijë euro gjobë.
Puka ka qenë i akuzuar për nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, pastrim parash dhe mashtrim.
Sipas vendimit të gjykatës Puka nuk do të mund ta ushtrojë profesionin e juristit për tre vjet dhe po ashtu do t’i konfiskohet pasuria që ka përfituar nga veprat për të cilat akuzohej.