Dënohet ish-kryeministri i Maqedonisë Veriore, Nikola Gruevski

Dënohet ish-kryeministri i Maqedonisë Veriore, Nikola Gruevski

Ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski,  dënohet me një vit e gjashtë muaj burg për rastin “Dhuna në Qendër”, ndërsa ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe Transportit, Mile Janakieski, mori dënim me kusht, njofton Insajderi.

Janakieski u dënua me kusht nëse për një vit nuk e kryen veprën e tillë, ndërsa të akuzuarit e tjerë me nëntë muaj nëse nuk e kryen vepër te tillë.

Vendimi merret pas një procesi gjyqësor katërvjeçar, ku dje ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski në fjalët përfundimtare kërkoi që të lirohet nga akuza sepse sipas tij prokuroria nuk ka treguar dëshmi se ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Sipas tij, akuza pasqyron një bisedë të interpretuar nga “bombat” e publikuara dhe se e njëjta është krijuar sipas rrëfimit të dëshmitarit të dënuar, Tomisllav Lazarov.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë të akuzuarit kanë nxitur dhe kanë organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE-së për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Prokurorja Fatime Fetai, në seancën e fundit liroi nga akuzat për këtë lëndë ish-deputeten e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangelova, Milan Andonovski dhe Borçe Bogdanovski. /Insajderi.com