
Pas disa viteve të arratisë dhe fshehjes, Policia e Kosovës e kishte arrestuar atë vitin e kaluar në Prizren.
Sot në Gjykatën Themelore është marrë vendim për ish-ushtarin e UÇK-së, Xhemshit Krasniqin, i akuzuar për krime lufte.
Mësohet se Krasniqi është dënuar me 8 vjet burg, raporton lajmi.net.
Pas disa viteve të arratisë dhe fshehjes, Policia e Kosovës e kishte arrestuar atë vitin e kaluar në Prizren, Xhemshit Krasniqin.
Operacioni i madh ishte kryer nga Policia e EULEX-it dhe Njësia Speciale e Kosovës. Njësia Speciale e kishte zënë Krasniqin në vendin ku ai dhe familjarët e tij po kryenin punë bujqësore.
Krasniqi, për shumë vite në arrati, do të duhej të ishte pjesë e procesit kundër Sabit Gecit.
Sabit Geci akuzohej se në mes të prillit dhe qershorit të 1999, në një bazë ushtarake të UÇK-së të vendosur në Kukës, në mënyrë individuale dhe në bashkëveprim me të tjerët duke përfshirë Xhemshit Krasniqin i ka shkelur rregullat e ligjit ndërkombëtar në kohën e luftës, konfliktit të armatosur ose okupimit dhe me këtë ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile.