Ka përfundaur procesi gjyqësor për Armand Koçerrin, mjeku që kishte ndihmuar Habilajt e Vlorës. Dënohet me 10 vite burg.
Gjyakata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg Armand Koçerrin, pjesë e grupit të Habiljave. Ai akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminale, trafik narkotikësh dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit, njofton Insajderi.
Prokuroria fillimisht kishte kërkuar 15 vite burg për Koçerrin, por më pas dënimi u ul në 10 vite, si pasojë e gjykimit të shkurtuar. Dyshohet se Kocerri është pjesë e bandës pasi kishte komunikime telefonike me Moisi dhe Florjan Habilajn, dhe u arrestua në Shqipëri për katër tonë hashash që u kap në Babicë. Mendohet se ai kishte rol ndihmues në grup pasi kishte qënë me detyrë infermier në spitalin e Vlorës.
Teksa procesi gjyqësor për Armand Koçerrin ka përfunduar, në Shqipëri janë marrë të pandehur gjithashtu ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe ish-zyrtarët e policisë, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. /Insajderi.com