
Një person ka sulmuar avokatin e tij mbrojtës, pasi u dënua me gjashtë vjet burgim, nga Gjykata Themelore e Pejës, të hënën në mesditë.
Sipas raportit 24-orësh nga policia, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore avokatit mbrojtës.
I dyshuari është prangosur nga oficerët korrektues dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë.