Dënohet me burgim të përjetshëm në Suedi 37-vjeçari që vrau prindërit e tij

Dënohet me burgim të përjetshëm në Suedi 37-vjeçari që vrau prindërit e tij

Gjykata e Qarkut në Stokholm ka dënuar me burgim të përjetshëm Adriatik Hadrin, i cili vrau prindërit e tij në janar të 2020-tës në Prizren, njofton Insajderi.

Siç raporton kjo gjykatë, vendimi i gjykatës është marrë më 22 mars.

37-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri në kokë të dy prindërit e tij më 20 janar të vitit që lamë pas.

“Krimet janë klasifikuar si vrasje dhe dënimi është caktuar me burgim të përjetshëm”, thuhet në këtë njoftim.

Personi i dënuar gjithashtu duhet të paguajë dëmshpërblime për vëllezërit e motrat e tij të cilëve iu privuan nga jeta të dy prindërit e tyre. /Insajderi.com