Dënohet me një vit burg dhe 800 euro gjobë për mashtrim me viza

Dënohet me një vit burg dhe 800 euro gjobë për mashtrim me viza

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me një vit burg dhe 800 euro gjobë të akuzuarin A.P., për shkak të mashtrimit me viza, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Gjykata, ngjarja ka ndodhur më 23 mars 2019 në Prizren.

“A.P., pas marrëveshjeve paraprake mes vete rreth një vize dyditore për në Republikën e Danimarkës, merr të holla nga i dëmtuari L.A., me arsyetimin se i duheshin për të paguar sigurimin për vite në Ambasadën e Danimarkës në Shkup.

Nga ajo ditë, A.P., largohet duke mos iu përgjigjur në numrin e telefonit, me të cilin numër kishte kontaktuar deri në atë kohë me të dëmtuarin, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkaktoi dëm material në vlerë prej 280 euro”, thuhet në komunikatën për medie.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjitha palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Për të akuzuarin A.P., Gjykata kishte lëshuar urdhër-arrest që nga data 10 nëntor 2020, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtimin fillestar i akuzuari A.P., ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej./Insajderi.com