Me gjobë është dënuar, Kujtim Peci, i cili akuzohet se e ka kërcenuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka denuar me 2.500 euro, Kujtim Pecin, i cili akuzohet se ka kërcenuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, përmes rrjetit social, “Facebook”.
I akuzuari Peci fillimisht u dënua me 4 muaj burgim, mirëpo me pëlqimin e të njëjtit, dënimi me burg u zëvendësua në atë me gjobë, në shumën prej 2,500 euro, raporton “Beitmi për Drejtësi”.
Por, në këtë denim do të llogaritet koha që i akuzuari ka kaluar në burg, secila ditë do të llogaritet me 20 euro.
Nëse personi i dënuar nuk paguan dënimin atëherë do të dënohet me burg, çdo ditë me vlerë prej 20 euro. /Insajderi.com/