Dënohet shtetasi malazez që u arrestua në Gazimestan për nxitje të urrejtjes

Dënohet shtetasi malazez që u arrestua në Gazimestan për nxitje të urrejtjes

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar të mërkurën me gjashtë muaj burgim serbin nga Mali i Zi, Risto Jovanoviq, transmeton Insajderi.

Ai u shpall fajtor pasi ngarkohej me akuzën se më 28 qershor në Gazimestan “qëllimisht dhe me dashje shkaktoi mosmarrëveshje dhe jotolerancë midis grupeve etnike që jetojnë në Kosovë”, duke thirrur “vriti shqiptarët”, “Ne do ta lajmë Kosovën me gjak” dhe “Kosova është Serbi”.

Këtë dënim, Jovanoviq mund ta shlyejë duke paguar 6.700 euro, gjë që mbrojtja e tij e ka pranuar. Po ashtu, atij me vendim gjykate i është ndaluar edhe hyrja në Kosovë për pesë vjet. Jovanoviç do të lirohet pas pagesës, raportojnë mediat serbe.

Policia e Kosovës e arrestoi Jovanoviqin më 28 qershor në Gazimestan, gjatë shënimit të Vidovdanit, pasi, siç tha policia, ai kishte brohoritur thirrje nacionaliste dhe kishte përdorur gjuhë që nxit urrejtje. Para gjykatës në Prishtinë, ai i kishte mohuar këto pretendime të prokurorisë./Insajderi.com