I dënuari me burg ka një mesazh për Morinën

I dënuari me burg ka një mesazh për Morinën

Ish-përfaqësuesi i komunitetit egjiptian, Sabit Rrahmani i cili ishte edhe deputet në kuvendin e Kosovës, ka reaguar fyerjeve që iu është bërë komunitetit egjiptian nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina.

“Ne duam të jemi të barabartë me shumicën shqiptare dhe komunitetet tjera. ILIR MORINA ju e turpëruat vetën, e turpëruat demokracinë kosovare, sepse Egjiptianët dhe Ashkalit nuk janë ” Gabel ” sepse kështu i quajte. ILIR kërko falje publike për atë që na the GABEL”.

“ILIR nëse Qeveria e Kosovës varen nga LISTA SRPSKA që ndoshta kanë ide kundër Kosovës, pse atëherë kjo Qeveri mos të varet nga Ashkanlit dhe Egjiptasit që janë për një Kosovë demokratike dhe shtet të së drejtës , të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Rrahmani.

Rrahmani ka shkruar se nëse sipas Mornës komuniteti egjiptian është gabel atëherë shqiptarët janë të krisur me ide raciste.

“ILIR kohërat kanë ndryshu, Veton Berisha dhe deputeti tjetër Hetem Arifi nuk janë servil të askujt, aty janë të përfaqësojnë interesin nacional Ashkanli – Egjiptjan. ILIR nëse ne sipas teje jemi “GABEL”, ju atëherë jeni shqiptar i krisur me ide raciste ndaj nesh. ILIR – Vdekje racizmit”, ka përfunduar Rrahmani.

Ndërkohë Morina në një përgjigje të dërguar të shkurt me shkrim për Insajderin thotë se komentet e tij janë keqkuptuar. Ai thotë se nuk e ka ofenduar komunitetin egjiptian por shtetin, që sipas tij “kemi ra në pozitë me na rrëzua qeveritë kujt t’i qohet”.

Ndryshe, Sabit Rrahmani është dënuar me 6 muaj burgim nga gjykata për shkak të borxheve dhe mashtrimeve. Vetëm në Gjykatën komunale të Ferizajt, për vepra të njëjta kundër tij janë të deponuara  3 deri në 4 lëndë të tjera.

Morina nuk pendohet për fyerjen raciste: “Kujt t’i qohet me rrëzu Qeverinë”