I dënuari për vjedhje votash që fitoi mbi 1 mijë e 728 vota

I dënuari për vjedhje votash që fitoi mbi 1 mijë e 728 vota

Një i dënuar për vjedhje të votave fitoi 35 për qind të votave në Komunën e Hanit të Elezit, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën.

Florim Shkreta nga PDK fitoi 1.728 vota në Han të Elezit, por nuk arriti ta ndalonte kandidatin e pavarur Rufki Suma që të fitonte shumicën e votave në këtë komunë, raporton Insajderi.

Florim Shkreta, kandidati për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit nga PDK-ja, ishte dënuar për mashtrim me vota në zgjedhje.

Gjykata Themelore në Ferizaj, sipas aktgjykimit të datës 11 mars 2014, për shkak të veprës penale mashtrimi në votime kishte shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muaj Florim Shkreta.

Gjykata kishte konstatuar se Shkreta kishte zvogëlouar votat e fituara të ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe Fatmir Limajt. /Insajderi.com