Departamenti i Shtetit: Inkurajojmë Qeverinë e re të Kosovës për vazhdim të dialogut me Serbinë

Departamenti i Shtetit: Inkurajojmë Qeverinë e re të Kosovës për vazhdim të dialogut me Serbinë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Edward Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës që t’i vazhdojnë bisedimet me Serbinë, për normalizimin e raporteve në kuadër të Bashkimit Evropian, transmeton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga gazetarja e pavarur, Cristina Maza, e cila me anë të një njoftimi në Twitter tha se sipas Price, SHBA do ta mbështesë fuqishëm dialogun.

“Edward Price tha se SHBA-të e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA-ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE-së”, ka shkruar ajo.

“Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura”.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i ka dërguar një letër urimi ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Biden në letër i ka kërkuar Osmanit që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet, duke përmendur edhe njohjen reciproke midis të dyja vendeve. /Insajderi.com