Deputeti i AAK-së pozitiv me Covid-19

Deputeti i AAK-së pozitiv me Covid-19

Përmes një statusi në Facebook, Rasim Selmanaj, ka thënë se është prekur nga virusi COVID-19, njofton Insajderi.

Selmanaj fillimisht kishte thënë se ka rezultuar negativ, por më pas deklaroi se ky ishte një keqkuptim, meqë ai konfirmim ka qenë rezultat i testit të bërë me 2 korrik.

Slemanaj ka thënë se sot, nga IKSHPK, e ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19. /Insajderi.com