Deputeti në legjislaturës e fundit, Artan Abrashi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur mbi 50% të votave, përcjell Insajderi.
“Numërimi vazhdon”, ka shkruar ai në Facebook.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u numëruar votat me kusht, të diasporës dhe të personave me aftësi të kufizuara.
Pas numërimit të këtyre votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon dhe certifikon ato rezultate përfundimtare. /Insajderi.com
VETËVENDOSJE! mbi 50%
Numërimi vazhdon ✊Posted by Artan A. Abrashi on Saturday, 27 February 2021