Deputetët e Kuvendit i bashkohen thirrjes së Vasfije Krasniqit për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Deputetët e Kuvendit i bashkohen thirrjes së Vasfije Krasniqit për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i janë bashkuar koleges së saj, Vasfije Krasniqi, në thirrje për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, përcjell Insajderi.com.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet të martën, Krasniqi po mbante në dorë një fletë me mbishkrimin “rallyforherjustice”, iniciativë e cila kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Bosnjës e hercegovinës dhe Kroacisë.

Haradinaj i bashkohet thirrjes për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale në luftë.

Ajo është parë teksa fotografohej me bashkëpartiaken Shqipe Mehmeti-Selimi, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe deputetë tjerë nga pozita e opozita.

Kësaj thirrje të hënën i është bashkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka mbështetur këtë nismë./Insajderi.com