Deputetët e PDK-së pas votimit të buxhetit: Kjo s’është lamtumirë, por mirupafshim

Deputetët e PDK-së pas votimit të buxhetit: Kjo s’është lamtumirë, por mirupafshim

Me 85 vota pro, në Kuvendin e Kosovës të martën është votuar projektligji i buxhetit për vitin 2021 , njofton Insajderi.

Menjëherë pas votimit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka publikuar një fotografi bashkë me kolegët e saj nga kjo parti, nga Kuvendi.

“Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim”, ka shkruar Deliu në llogarinë e saj në Facebook.

Të njëjtën fjali e kishte thënë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para se të niset për në Hagë./Insajderi.com