
Deputetë e Serbisë në Kuvendin e tyre, Qeverisë i shtrojnë më së shumti pyetje rreth Kosovës, transmeton Koha.net
Njëri nga ta, Miroslav Aleksiq, ka pyetur pse në Kuvendin e Serbisë nuk po mbahet një seancë speciale për Kosovën për t’u njoftuar opinioni serb se çfarë po bisedohet në Bruksel dhe cili është plani i Vuçiqit për Kosovën.
Ai njëkohësisht ka pyetur se cila është zgjidhja e pranueshme për Serbinë, ndërsa ka përkujtuar se kryetari i Serbisë kishte thënë se do të dalë me platformë për Kosovë para dy e tre muajsh por këtë s’e ka bërë ende, përcjell N1.
Deputetja e Dverit, Marija Janjusheviq, ka pyetur në është e vërtetë që Këshilli për Politikë të Jashtme i Evropës po përgatit dokumentin ndërmjet Serbisë e Kosovës me të cilin Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nëse është vërtetë se Vuçiqi këtë e ka pranuar që nga viti 2014.
Sanda Rashkovi Iviq ka pyetur nëse nesër në Bruksel Vuçiq do ta pyesë Thaçin ndonjë gjë për të ashtuquajturën shtëpi e verdhë.