Deputetët kërkojnë që të lejohet mbulesa në shkolla

Deputetët kërkojnë që të lejohet mbulesa në shkolla

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje,  ka kërkuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, që t’ju lejohet vajzave të mbuluara të shkollohen.

Në të njëjtën linjë ka qenë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, e cila pyeti ministrin se “Këto vajza qe nuk kanë shkuar në shkollë a ka pasur ministria ndonjë program tjetër t’iu ofrojë  ndonjë arsimin ndryshe”.

Qëndrimin për lejimin e mbulesës nëpër shkolla e pati edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogojevci.

Ajo e pyeti ministrin se, “në bazë të cilit ligj ndalohet një gjë e tille”.

“Më mirë në shkolla sesa në Siri”, u shpreh deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu.

Pyetjeve i është përgjigjur ministri Likaj, i cili theksoi se këtë çështje e ka adresuar tek Avokati i Popullit.

“Unë kam kërkuar edhe mendim të zyrës së Avokatit të Popullit. Unë vetë jam besimtar, por se praktikoj, por urdhëresa administrative e ministrit është bazuar në ligjin për arsimin profesional”, tha ai. /Insajderi.com