Deputetët me rritjen dhe rënien më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e 2019-tës

Deputetët me rritjen dhe rënien më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e 2019-tës

10 deputetë kanë shënuar rritje të ndjeshme të votave të marra në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit krahasuar me zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit 2019, ndërsa 10 të tjerë ulje po ashtu të ndjeshme, njofton Insajderi.

Sipas një tabele të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, deputetët me rritjen më të madhe në vota janë: Glauk Konjufca, Vjosa Osmani, Enver Hoxhaj, Arben Vitia, Avdullah Hoti, Mimoza Kusari, Hekuran Murati, Haxhi Avdyli, Arbërie Nagavci dhe Eman Rrahmani.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Konjfuca ka marrë rreth 128 mijë vota më shumë, derisa Osmani rreth 125 mijë.

Ndërkohë, deputetët që kanë shënuar rënie në vota janë: Ramush Haradinaj, Anton Quni, Marigona Geci, Daut Haradinaj, Besian Mustafa, Haki Abazi, Driton Selmanaj, Kujtim Shala, Jasmina Destic dhe Abelard Tahiri.

Haradinaj ka marrë rreth 35 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara, derisa Quni rreth 17 mijë më pak./Insajderi.com

May be an image of 4 people and text that says 'VOTAIME "SHKELQIMI" DHE "RENIA" E Të ZGJEDHURVE DEPUTETETME RRITJEN MADHE VOTA KRAHASUAR ZGJEDHJET VITIT 2019: 2019 2021 DEPUTETET RENIEN MẼ MADHE NE VOTA KRAHASUAR ZGJEDHJET VITIT Glauk Konjufca 2019 2021 +127955 Ramush Haradinaj Osmani-Sadriu 176016 41406 300788 -34757 +124772 Anton Quni 31731 Enver Hoxhaj 14840 -16891 +89466 Marigona Geci 26106 107813 -11182 +81707 Daut Haradinaj Avdullah 23811 26094 13749 -10062 +43546 Kusari-Lila 22729 53563 -8607 +30834 5896 Hekuran Murati 23466 7627 VOTA 41176 -8269 +17710 Driton Selmanaj Haxhi 8818 26630 -7404 +17408 Shala 38921 Arbërie Nagavci 11061 1800 -6221 +10739 Jasmina Dedić 13793 -5871 +9245 Tahiri Zgjedhjeve 2021. USAID'