Deputetët nuk i votuan amandamentet që ua rrisnin pagat mjekëve e policëve

Deputetët nuk i votuan amandamentet që ua rrisnin pagat mjekëve e policëve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër amendamenteve që ua rrisnin pagat profesionistëve shëndetësorë, policëve dhe inspektorëve, njofton Insajderi.

Fillimisht deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se amandamenti 64 është në vazhdën e luftës anti-COVID’19, konkretisht ngritjen e pagës për policët, andaj kërkoi nga deputetët që të votojnë pro këtij amandementi.

Edhe pse nuk e dhatë për mjekët, po jepeni për policinë se ndoshta iu dënojnë pak dhe jepeni votën pro se policët dhe mjekët po punojnë e hanë byrek, ne biftek e nuk kanë as t’i ushqejnë fëmijët e vet, e vlerësojeni se si do të kemi mundësi ta luftojmë pandeminë”, tha ai.

Në fund ky amendament nuk kaloi, pasi mori vetëm 24 vota pro./Insajderi.com