Deputetët nuk po respektojnë Ligjin për Barazi Gjinore që e votuan pesë vjet më parë

Deputetët nuk po respektojnë Ligjin për Barazi Gjinore që e votuan pesë vjet më parë

Ligji për Barazi Gjinore edhe pas pesë vitesh që kur është votuar në Kuvendin e Kosovës, nuk po gjen zbatim nga të zgjedhurit e popullit, kjo pasi përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe agjencive të pavarura që votohen nga ata, po vazhdon të jetë shumë i ulët, njofton Insajderi.

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se pas rasteve të fundit në Kuvend, ku për dy pozita joekzekutive në bordin e Bankës Qendrore të Kosovës, kanë ardhur për votim shtatë burra, do të insistojnë që trupat që bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve të rekrutojnë edhe gra dhe prej aty të respektohet Ligji për Barazi Gjinore.

“Duke e marrë parasysh se flasim për një ligj që është miratuar në Kuvendin e Kosovës e shoh totalisht të papranueshme pranimin e listave për trupat të cilat votohen në Kuvend në të cilat nuk ka një barazi gjinore. Kjo është arsyeja që disa herë deri më tash në këtëlegjislaturë e kam ngritur këtë çështje dhe më duket se ka ardhur te pika ku më, në bashkërendim edhe me kryetaren e Kuvendit edhe me kryesinë po shpresoj që do të ketëmbështetje që trupat të cilët bëjnë përzgjedhjen e parë të kandidateve që pastaj duhet të vinë të votohen në Kuvend, të japin mundësi që të ketëbarazi të plotë gjinore dhe të insistojnë që të rekrutojnëedhe gra… Në rastin e fundit e kemi pasur në BQK, kemi pasur 7 kandidat burra për dy pozita joekzekutive në bord dhe më vjen mirë që procesi u kthye në pikën 0”, thotë Kusari për KP.

Shqetësuese këtë gjendje po e sheh edhe drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani.

“Fatkeqësisht në shumë shpallje që kemi parë kohën e fundit, numri i kandidateve gra që kanë aplikuar është shumë i vogël, kundrejt kandidatëve burra. Për të gjet ky ligj zbatim të plotë duhet që procedurat e konkursit dhe rekrutimit të jenë shumë transparente dhe të fillojë një apolitizëm i krejt këtyre ndërmarrjeve. E fundit veç̧ ishte Avokati i Popullit e kemi një ish- zëvendës ministër. Pikërisht duke e parë këtë gjendje ndoshta shumë këto borde janë të politizuara kjo mund të jetë njëprej arsyeve që shumë gra hezitojnë të aplikojnë”, thotë ajo. /Insajderi.com