
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme plenare, nuk votuan dy rezoluta.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ashtu siç nuk ka kourum të mjaftueshëm për votimin e rezolutës për Telekomin, nuk pati as edhe për votimin e rezolutës për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës përveç që nuk kanë votuar propozim –rezolutën për Telekomin e Kosovës, nuk kanë votuar po ashtu as propozimin për heqjen e kushtit prej 15 viteve stazh pune për të përfituar pensionet kontributdhënëse gjithë punonjësit të larguar nga puna me dhunë në vitet 1990-99.
Nga 74 deputetë të pranishëm në sallë, votën për ndryshimin e udhëzimit administrativ për të përfituar pensionet kontributdhënësee kanë votuar vetëm 48 deputetë. /Insajderi.com/