Deputetët nuk votojnë rezolutën për të pagjeturit

Deputetët nuk votojnë rezolutën për të pagjeturit

Rezoluta për të pagjeturit nuk doli në votim sot në Kuvendin e Kosovës, pasi që nuk pati kuorum të mjaftueshëm për votim, njofton Insajderi.

Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thirrur interpelancë rreth temës së personave të pagjetur për të raportuar kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Deputetja e kësaj partie, Saranda Bogujevci, ka thënë se çështja e personave të pagjetur nuk mund të ndërlidhet, kushtëzohet apo ndërvaret nga asnjë çështje tjetër

“Qeveria e Kosovës duhet të insistojë në adresimin e çështjes së të pagjeturave në harmoni të plotë me standard dhe mekanizma ndërkombëtar. Kuvendi i i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos pranojë të bisedojë me cilindo zyrtar nga Serbia pa ofrimin e menjëhershëm të informacioneve për vendndodhjen e gjithë personave që nuk janë gjetur luftës së fundit”, janë këto dy pikat e rezolutës”, ka thënë Bogujevci. /Insajderi.com