Deputetët pa detaje për hapjen e kasafortës në Presidencë

Deputetët pa detaje për hapjen e kasafortës në Presidencë

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), nuk kanë dhënë asnjë detaj pas raportimit të shefit të AKI-së, Kreshnik Gashi, lidhur me hapjen e kasafortës në zyrën e Presidentit, njofton Insajderi.

Gjithçka çfarë u tha sot pas mbledhjes së komisionit është se respektojnë punën e AKI-së dhe Presidencës dhe se janë për ligjshmërinë e këtyre institucioneve.

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhelili nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se kanë diskutuar për temat nga takimi i kaluar, por edhe për atë aktualen, duke ju referuar hapjes së kasafortës

“Ka qenë vazhdim i takimi të kaluar ku është raportuar për sigurinë në vend dhe rreziqet që i kanosen Kosovës, diskutuam për çështjen aktuale”, tha Xhelili.

Ndërsa, Arbër Rexha nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtarë i Komisionit, tha se janë për ligjshmërinë të AKI-së dhe Presidencës.

“S’jemi për prishjen e imazhit ndërkombëtarë të Kosovës, por as të AKI-së dhe Presidencës”, tha ai. /Insajderi.com