Asnjë votë kundër, asnjë abstenim, por vetëm 32 vota pro ndryshimit të Ligjit për Automjetet. Kështu dështon përsëri votimi i ndryshimeve të propozuara nga deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati.
![Deputetët përsëri s’e votojnë heqjen e homologimit për vetura](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/10/Kuvendi-730x440.png)
32 vota pro nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndryshuar Ligjin për Automjetet, me të cilin parashihet heqja e homologimit të veturave, njofton Insajderi.
Ndryshimi i këtij ligji, i propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, do të hiqte homologimin e veturave që vijnë nga jashtë Kosovës.
Për kontrollimin e veturave që vijnë nga jashtë e që shteti i ka dhënë gjithmonë licencë vetëm kompanisë QAK – Eurolab, në pronësi të Shkëlqim Devollit, Homologimi është konsideruar edhe nga Bashkimi Evropian si i panevojshëm.
Plotësim ndryshimi i ligjit për Automjete ka dalë edhe herë tjera në votim, por ka dështuar, njëjtë si sot./Insajderi.com