Deputetët serbë të Kosovës paraqiten në parlamentin serb me maska që kanë logon e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ende nuk është formuar, por politikanët serbë të Kosovës tashmë e kanë zgjedhur logon e këtij institucioni. Madje, tre prej tyre, tash të zgjedhur edhe deputetët në Kuvendin e Serbisë, janë paraqitur me maska që mbajnë po këtë logo.

Deputetët serbë të Kosovës paraqiten në parlamentin serb me maska që kanë logon e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Në Parlamentin Serb janë zgjedhur deputetë edhe disa politikanë serbë të Kosovës dhe ata në seancën e parë për formimin e qeverisë atje, janë paraqitur me disa maska në të cilat kanë një logo që sipas tyre është stema e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, njofton Insajderi.

Deputetët serbë nga Kosova, Danijela Vujiqiç, Milan Saviq dhe Ljubomir Mariq u zgjodhën nga lista zgjedhore e Partisë Progresive Serbe të Aleksandër Vuqiçit, në zgjedhjet e fundit nacionale në Serbi që u mbajtën me 21 qershor të këtij viti.

Të ulur pranë njëri – tjetrit serbët mbanin maska anti-COVID e në të cilat kishin akronimin serb për Asociacionin dhe një logo, e cila sipas tyre është shenja identifikuese për Asociacionin, i cili ende nuk është formuar.

Në seancën e sotme të parlamentit serb, Ana Brnabiq, pritet të rizgjedhet kryeministre e Serbisë edhe për katër vjetët e ardhshme./Insajderi.com