Deputetët votojnë pro dërgimit të trupave të FSK-së për misionin paqeruajtës në Iowa

Deputetët votojnë pro dërgimit të trupave të FSK-së për misionin paqeruajtës në Iowa

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është votuar kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës të dërgohet jashtë vendit për misionin paqeruajtës në Iowa në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Iowa-s, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Me 92 vota asnjë kundër asnjë abstenim, dërgohet kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit”, ka thënë ajo.

Ky vendim nënkupton që në bazë të ftesës së SHBA-ve, kontigjente të FSK-së do të dërgohen në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës, pra Ushtrinë Amerikane.

Në kuadër të së njëjtit,  FSK do të jap mbështetje të stabilitetit rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse për Ushtrinë Amerikane. /Insajderi.com