Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, i cili javën e kaluar është infektuar me COVID-19, deklaroi të hënën se “ky virus nuk është hajgare”.
Ai tha se janë të obliguar të respektojnë udhëzimet shëndetësore për shkak të rrezikut të cilën e ka shkaktuar kjo pandemi.
Ai ndjehu keqardhje për të gjithë ata që kanë humbur jetën pas infektimit me Coronavirus, njofon Insajderi.
“Ndjejë keqardhje dhe dhimbje për të gjithë̈ ata që humben më të dashurit dhe ju uroj shëndet të prekurve nga kjo derxhë. Uroj që kjo një̈ ditë të kaloj”, tha ndër tjerash Sylaj.
Deri më tash në Kosovë kanë ndërruar jetë 1.120 persona si pasojë e COVID-19. /Insajderi.com