Deputeti AAK-së i quan agresion të ri ndaj Kosovës video-lojërat ku paraqitet vrasja e Adem Jasharit

Deputeti AAK-së i quan agresion të ri ndaj Kosovës video-lojërat ku paraqitet vrasja e Adem Jasharit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka quajtur akt agresion të ri ndaj Kosovës mos-reagimin e presidentit, Aleskandër Vuçiq, rreth video-lojërave ku paraqitet vrasja e Adem Jasharit.

Të hënën u raportua se disa video-lojëra në Serbi paraqesin vrasjet e luftës së fundit. Aty luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës konsiderohen si “terrorist”.

“Çetnikët serb e paskan rikrijuar përmes një̈ video-loje sulmin mbi Prekaz, masakrën mbi Adem Jasharin dhe familjen e tij. Ta krijosh një̈ video të tillë për t’u krenuar efshtë̈ shkalla më e lartë e marrëzisë̈ e çnjerëzisë”, ka shkruar Syla në Facebook.

Në opinion ka pasur reagime nga më të ndryshmet për lojërat që po cilësohen të jenë nxitje e urrejtjes. /Insajderi.com