Deputeti AAK-së thotë se Gazmend Muhaxheri dhuroi 2,500 euro për kryetarin e strukturave paralele serbe në Pejë

Deputeti AAK-së thotë se Gazmend Muhaxheri dhuroi 2,500 euro për kryetarin e strukturave paralele serbe në Pejë

“Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ia paska dhënë 2500 euro nga paratë̈ e qytetareve Millosh Dimitrijeviq nga Gorozhdeci, që njihet si Kryetar i Strukturave Paralele në Pejë. Serbia po ndihmohet në Kosovë më këso veprime e me njerëz si Gazmend Muhaxheri, a në anën tjetër, varfëria po lulëzon në Pejë”

Këto janë fjalët e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, në një postim në Facebook.

Ai ka bashkangjitur një dokument ku, “shihet që Millosh Dimitrijeviq i janë dhënë 2.500 euro nga Komuna e Pejës”.

Syla e ka quajtur “turp” këtë “veprim” të kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit. /Insajderi.com

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ia paska dhënë 2500 euro nga paratë e qytetarëve Millosh Dimitrijeviq nga…

Gepostet von Gazmend Syla am Sonntag, 4. Oktober 2020