Deputeti akuzon Thaçin për arrestimin e turqve- “gjarpri nuk lë gjurmë”

Deputeti akuzon Thaçin për arrestimin e turqve- “gjarpri nuk lë gjurmë”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka fajësuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për deportimin e gjashtë shtetasve turq që jetonin në Kosovë, gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Express

Duke iu referuar si “Gjarpri”, Selimi ka shkruar se opinioni nuk e ka të qartë se çka ka ndodhur dje me rrëmbimin dhe deportimin e shtetasve turq sepse gjarpri nuk lë gjurmë.

Këto komente, deputeti i bëri përmes Facebook-ut.

Shkrimi i plotë:

“Nuk po e din opinioni se cka ndodhi me rrembimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq sepse gjarperi nuk le gjurmë”.