Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ndaj të cilit në shkurt të këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për shfrytëzim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, ka vendosur që të mbajë leksione patriotike.
Ka akuzuar se jo çdo shqiptar i është gëzuar lirimit të Haradinajt nga gjykata e Colmarit në Francë.
“Haradinaj duhet të pritet me ceremoni shtetërore, në mënyrë shtetërore duhet t’i bëhet edhe mbrojtja që nuk po e shohim sa duhet. Dhe nuk është gëzuar çdo qytetarë i Kosovës, pasi në Kosovë ka plotë njerëz, portale e të tilla gjëra, që e shajnë UÇK-në dhe ka të tillë që me padurim e kanë pritur ekstradimin e tij”, ka thënë Buja në Klan Kosova.
Insajderi kishte sjellë në detaje se për çka akuzohet Buja.
Një truall i blerë në ankand publik nga ATK-ja, e destinuar si tokë industriale në Lipjan, nuk i hynte në punë biznesmenit Fahri Retkoceri. Ai donte ta ndërtonte një objekt banimi aty. Por këtë se lejonte ligji. E kryetari i Lipjanit atë kohë, Shukri Buja, e ndryshoi destinimin e kësaj toke. Kjo i mundësoi biznesmenit që të filloj investimin e tij. Për këtë edhe Buja edhe biznesmeni do të përballen me drejtësinë. Kjo është historia e tokës 8 hektarë që iu shndërrua destinacioni për përfitime personale.
Buja ndryshoi planin urbanistik që t’i lejonte biznesmenit të ndërtojë banesa në vend të fabrikës