Deputeti Bajçinovci kërkon hetime ndaj komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit për rastin e Badocit

Deputeti Bajçinovci kërkon hetime ndaj komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit për rastin e Badocit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar hetime ndaj komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit në lidhje me projektin e kompanisë KAWA në zonën e liqenit të Badocit.

“Si mundet MMPH, të aprovojë një ankesë të një pale kur dihet se pasojat e aprovimit të saj, janë të kundërligjshme? Madje 2 herë radhazi për të njëjtën çështje. A jeni duke i shitur këto vendime apo si është puna? Pastaj, si mundet Komuna e Prishtinës të lëshojë kushte ndërtimore kur e di se një gjë e tillë është e kundërligjshme? Madje as pa u ankuar fare ndaj vendimeve të çmendura të MMPH-së. Ftoj prokurorinë të nisë hetimet urgjentisht ndaj personave zyrtarë në Komunë dhe MMPH. Këtu po i vjen era larg të keqes. Duhet veprim i organeve të drejtësisë dhe ne, do ta ndjekim këtë çështje në çdo hap”, ka shkruar Bajçinovci.