
Deputeti Bekë Berisha është adhurues i madh i kafes. Brenda një dite ai ka thënë se pin 50 nganjëherë edhe 60 kafe.
Berisha tha se e din që e tepron me pirjen e kafes porse kjo i është bërë shprehi edhe për shkak të takimeve të shumta që zhvillon gjatë ditës.
“Disponimi për me fillu punës në seancë në mëngjës është pak e mundimshme”, tha Berisha në emisionin e mëngjesit në T7.
Bazuar në çmimin e kafes në Kosovë, i bie që për një ditë Beka shpenzon 21 euro për kafe, ndërsa për një muaj 630 euro. Sipas kësaj llogaritje i bjen që deputeti Berisha brenda një viti i bie që ai harxhon 7560 euro vetëm për kafe që i bie se shpenzon sa katër rroga minimale në Kosovë vetëm duke pirë kafe.
Berisha përveç kafes thotë se do t`i pëlqente të pinte edhe ndonjë venë në mbrëmje, sepse kafeja i është bërë e zakonshme.