Deputeti gjerman kërkesë BE-së: S’ka më justifikime, vizat t’u hiqen tani kosovarëve

Deputeti gjerman kërkesë BE-së: S’ka më justifikime, vizat t’u hiqen tani kosovarëve

Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer, ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, ndërsa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që vizat të liberalizohen tani, njofton Insajderi.

Në një reagim të tij, politikani gjerman, mes tjerash ka shkruar se pajtohet me qëndrimin e ambasadorit Wolfgang Ischinger, se Kosova dhe qytetarët e saj, duhet ta gëzojnë liberalizimin e vizave.

“Siç kishte thënë ambasadori prof. Wolfgang Ischinger: OK, le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës, është një premtim i parealizuar i BE-së.

Ka kaluar shumë kohë – besueshmëria e BE është në rrezik!”– me të cilën unë pajtohem plotësisht dhe vazhdoj të them se: Nuk ka më justifikime. Liberalizim të vizave tani!”, ka shkruar Beyer./Insajderi.com