Deputeti gjerman: Kosova është pjesë e Serbisë

Deputeti gjerman: Kosova është pjesë e Serbisë

Deputeti gjerman i partisë Alternativa për Gjermaninë që është parti e ekstremit të djathtë, Jens Kestner, deklaroi të premten në seancën e Bundenstagut gjerman se “Kosova është pjesë integrale e Serbisë” dhe se “shteti serb duhet të sillet më afër Gjermanisë në vend që të krijohen diferenca”.

“Nëse vazhdimisht pretendoni se jeni kundër ndryshimit të kufijve kudo në botë, a kemi të drejtë të anashkalojmë faktin që ne vetë kemi marrë pjesë tashmë në ndryshimin e paligjshëm të kufijve në atë rajon. Sot, Serbia vazhdon të tregojë me justifikim këtë kontradiktë.

Çfarë lloj dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të mbështesim dhe si mund të shmangim rrezikun që Serbia dhe Kosova të largohen më tej? “Serbia, për të cilën, për mendimin tim, Kosova është ende një pjesë integrale, ne duhet ta afrojmë pranë nesh, në vend që të kërkojmë atë që na dallon,” tha Kestner, shkruan Telegraf.rs, transmeton Insajderi.

Ai shtoi se “nëse nuk ka guxim të mjaftueshëm për të rishikuar politikën gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor dhe për t’u kthyer me të vërtetë në fushën e respektit për të drejtën ndërkombëtare me një lloj riintegrimi të Kosovës në Serbi, atëherë nuk duhet refuzuar apriori zgjidhje inovative prapa parimit të pandryshueshmërisë”./Insajderi.com