Deputeti gjerman: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, BE t’i mbajë premtimet

Deputeti gjerman: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, BE t’i mbajë premtimet

Deputeti gjerman, Michael Roth, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, transmeton Insajderi.

Sipas tij, nuk duhet humbur kohë pasi që Komisioni Evropian ka përcaktuar që kushtet janë përmbushur.

“Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike. Liberalizimi i vizave në Kosovë do duhej të ishte përmbushur prej kohësh, jo sepse këtë e dëshiron Michael Roth, por sepse Komisioni ka përcaktuar që kushtet janë përmbushur dhe po kështu, edhe tani është e njëjta gjë”, ka thënë Roth, raporton DW.

“Kushtet janë përmbushur, pra, duhet të mbajmë fjalën, por Bashkimi Europian është i strukturuar në çështje qendrore pikërisht mbi arritjen e konsensusit. Të gjitha shtetet e Bashkimit Europian të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, ka deklaruar ai nga Tirana. /Insajderi.com