
Deputeti gjerman, Michael Roth, ka kërkuar hapje të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Roth thotë se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të mbajë premtimet sa i përket kësaj pakete që po tenton integrimin evropian.
Siç shprehet Roth, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropë, andaj Blloku duhet të veprojë tani.
“Ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane, të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, thuhet në shkrimin e Roth. /Insajderi.com