Deputeti i AAK-së: Albin Kurti dyfishoi ushtrinë e këshilltarëve

Deputeti i AAK-së: Albin Kurti dyfishoi ushtrinë e këshilltarëve

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka kritikuar Albin Kurtin, për rregulloren e re të miratuar nga kryeministri i Kosovës që i lejon atij të emërojë deri në dhjetë këshilltarë politikë.

Syla, në një shkrim në Facebook, ka deklaruar se Kurti e ka dyfishuar “ushtrinë e këshilltarëve” të tij.

“Albin Kurti dyfishon ushtrinë e këshilltarëve. Albin Kurti çdo ditë e më shumë po ndryshon, duke e vërtetuar atë çfarë kemi thënë ne, në vazhdimësi”, ka thënë Syla.

Deputeti i AAK-së ka deklaruar se “kjo tregon se si Kurti me politikën e tij mashtruese, në opinion tenton të tregojë se kursen paranë publike, ndërsa që në fillim të mandatit të tij, jemi dëshmitarë që po e bën të kundërtën”.