Deputeti i AAK-së: Haradinaj si president garanton siguri e stabilitet

Deputeti i AAK-së: Haradinaj si president garanton siguri e stabilitet

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë se lideri i partisë së tij, i cili ka shpallur kandidaturën për president të vendit, Ramush Haradinaj, garanton siguri, stabilitet dhe unitet politik, njofton Insajderi.

Sipas tij, Haradinaj çdo herë ka përfaqësuar një figurë unifikuese në skenën politike.

Syla në një intervistë në faqen zyrtare të AAK-së ka thënë se lufta çlirimtare e UÇK-së në Dukagjin identifikohet me komandantin Ramush Haradinaj.

“Gjithmonë na ka pri. Ka qenë shumë familjar, asnjëherë nuk e kemi ndjerë veten të vetmuar kur kemi qenë me Ramushin. Prezenca e tij na ka bërë të ndihemi dyherë më të fortë”, tha Syla.

Ai thekson se Haradinaj gjithmonë ka përfaqësuar një figurë unifikuese dhe gjithmonë ka qenë afër ushtarëve dhe shpeshherë ushtarët nuk e dinin që ai është komandant, për shkak të modestisë së tij./Insajderi.com