Deputeti i AAK-së publikon dokumente të krimeve serbe

Deputeti i AAK-së publikon dokumente të krimeve serbe

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka publikuar përsëri dokumente që shpërfaqin krimet e Serbisë në Kosovë.

“Lubisha Dikoviq, ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar. Nën komandën e tij ishin mbi 4500 ushtarë, që vepronin kryesisht në Kosovën Qendrore. Janë rreth 450 shqiptarë civilë të vrarë në zonën e përgjegjësisë së tij, shto këtu dhunimet dhe depërtimin e popullatës”, ka shkruar Syla.

Po ashtu ai tha se “Shumë prej mbetjeve mortore të viktimave, janë gjetur në fshatin Rudnica në Serbi. Ndërkohë, përpos se asnjë gjykatë nuk është marrë me dosjen Dikoviq”.

Këto publikime të deputetit vinë në kohën kur ministri jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërcënuar serbët që japin informacionet për varret e shqiptarëve. /Insajderi.com

Z. Vuçiq, a janë masakrat që kreu në Kosovë, meritë që e gradove Gjeneralin Dikoviq? Lubisha Dikoviq, ishte komandant…

Gepostet von Gazmend Syla am Mittwoch, 14. Oktober 2020