
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Ramush Haradinaj, është duke punuar për forcnimin e shtetndërtimin e Kosovës në bashkëpunim me aleatët.
Ka thënë se Haradinaj pas kthimit në Kosovë nga SHBA-ja ka konfirmuar drejtimin e Shtetit drejt BE-së dhe strukturave euro-atlantike.
“Në kafen e parë në fundin e javës me Kryeministrin Haradinaj, pas vizitës në SHBA. Ai plot besim se Kosova është në rrugën e duhur që bashk me partnerēt strategjikë të përmbyllë procesin e shtetndërtimit dhe të hapë kapitullin e integrimit në BE dhe në strukturat euro-atlantike!”, ka shkruar Nitaj, në FB.
“Ne të inkuruajuar me qartësinë e tij dhe me miqtë e Kosovës! Interpoli, Ushtria dhe liberalizimi i vizave, janë sfidat e radhës! Sa shumë punë qenka bërë! Ju lumtë Kryeministër!”, ka shtuar ai.